Qyteti

Krraba/ 11 shtëpi do ndërtohen nga e para, Veliaj tregon planin edhe për 3 pallate të reja

Krraba/ 11 shtëpi do ndërtohen nga e para, Veliaj tregon planin edhe

Rruga e re për në Krrabë, ka shkurtuar distancën nga Tirana, nga një orë në vetëm 15 minuta dhe kjo zonë ishte sot ndalesa e turit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët të shijojnë atraksionet turistike të zonës.

“Jam shumë entuziast për të gjithë punën që kemi bërë në Krrabë. Ka qenë ai ‘xhepi’ që merrte një orë nga Lapidari të vije në Krrabë, ndërsa sot vihet për çerek ore. Ftesa për të gjithë banorët e Tiranës është: Nëse doni ushqime bio, ajër të pastër, të ecni pak në mal, nëse doni të shkoni tek Shpella e Pëllumbasit, tek Ujëvara, vizitoni Krrabën! Krraba, Shëngjergji, Zall Bastari janë kthyer në një kurorë të Tiranës, e cila vetëm të mira sjell. Ata që vijnë nga Tirana lënë këtu pak shpenzime, pra kontribuojnë në ekonomi, por marrin mbrapa shumë më shumë seç lënë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe tek procesi i rindërtimit, ku vetëm në këtë njësi administrative janë planifikuar të ndërtohen nga e para 11 shtëpi të rrënuara plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Në njërën prej tyre, atë të Ymer Ballës.

“Për 20 ditë do jemi gati, jo vetëm me tënden, por me të gjitha shtëpitë që kemi në proces. E di që ka shumë njerëz që thonë, këtë punën e shtëpive: ‘hë se një shtëpi është’, por shtëpia është gjëja e më e rëndësishme e njeriut. Kur ke nga 4-5 vila, nuk të hyn në sy. Por kur ke vetëm një shtëpi dhe ta merr tërmeti, bëhesh shumë serioz në këtë temë. Ne jemi seriozë dhe nuk ka rëndësi nëse janë 400 kantiere, 500, apo 1000. Ajo që për ne ka rëndësi është t’i mbarojmë të gjitha dhe deri për Vit të Ri, të kemi kryer të gjitha pagesat, siç kemi bërë shumicën, por edhe dy shtëpitë e fundit që kanë ngelur”, tha  Veliaj.

Ai shtoi se në këtë zonë janë planifikuar të ringrihen edhe 3 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit: “Një pallat do e bëjmë nga e para. Do shohim mundësinë edhe për dy pallatet e tjera, pra ta bëjmë nga fillimi të gjithë lagjen te ish-pallatet e Minatorëve”.