Qyteti

Kujdes kur pret autobusin sot! Qarkullimi rreth Sheshit Shqiponja ka devijuar

Kujdes kur pret autobusin sot! Qarkullimi rreth Sheshit Shqiponja ka devijuar

Nëse pret autobusin urban nga Fabrika e Birrës për në Astir dhe më pas në ish-Sheshin Shqiponja për të vazhduar për në Laprakë, nuk do të vijë. Punimet e Unazës së Madhe kanë devijuar një pjesë të mirë të rrugëve. Në këtë itinerar do duhet të shkosh në këmbë deri në Lakrakë, pasi nisja e autobusëve të Tiranës së Re bëhet pikërisht aty.

Po për mjetet që hyjnë për në Tiranë?

Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, sqaroi dy ditë më parë në një konferencë për shtyp, që mjetet që vijnë nga Jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. Për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.