Qyteti

Kur do të përfundojë trafiku tek Shqiponja? Veliaj ka një propozim

Kur do të përfundojë trafiku tek Shqiponja? Veliaj ka një

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sot për trafikun e krijuar tek Sheshi Shqiponja për shkak të punimeve në Lotin III dhe ka një propozim për të gjithë.

Në një intervistë për “News24” sugjeroi të gjithë qytetarët që vijnë nga jugu i Shqipërisë është të devijojnë në Rrogozhinë për të kapur tunelin e Elbasanit, pasi del më shkurt.

Trafiku është kthyer në mankth, kur do të përfundoj? Sa do të zgjasin punimet dhe kur qytetarët nuk do kenë më problem trafikun?

Veliaj: Nuk besoj se ka njeri më të mërzitur për trafikur se sa unë jam i mërzitur unë me veten, edhe nga kultura dmeokratike ku ne besjmë ndonjëherë i zgjsim negociatat dhe jemi më tolerantë seç duhet. Kemi pritur 3 vjet me Astririn, dhe për kë, se për Harvardin ia bën hallall, por pritem për ata që dogjën goma e u rrahën, dhe fakti që vetë anëtaësia e PD i përzuri na tregon që ne humbën kohë tre vite. Duhet ta kishim bërë më shpejt zhbllokimin. Një nga frustrimet që kam sot është se kë duruam, si pritëm ne për të bërë një negociatë, një vit diskutuam morëm paratë, secili në puënn e vet. Jam i keqardhur për këtë dhe kërkoj ndjesë qytetarëve sepse patëm një hezitim më shumë se çduhet.

Ky devijim që futemi për tek pallatet Gintash do zgjasë vetëm 2 muaj ose 2 muaj e gjysmë. Një sugjerim që kam për të gjithë qytetarët që vijnë nga jugu i Shqipërisë është të devijojnë në Rrogozhinë për të kapur tunelin e Elbasanit, del më shkurt.

Lajm i mirë është se dy të tretart e punës kanë ecur para, kanë ngelur 1/3 tek nyja te Shqiponja, por është pejsa që do më shumë thellësi dhe për të siguruuar garancinë e mjeteve kërkon devijim më të madh.

Për veriun tu lemë vetëm atyre aksesin tek Shqiponja, 2/3 e trafikut vijnë nga jugu, Apeli im është ky. Kjo do vetëm pak durim.

Do mbarojmë gjithë trotuarin e Rrugës së Durrësit në anën e majtë, se anën e djathtë e kemi mbaruar. Do ketë tre korsi dhe para se të mabrojë Rruga e Durrësit do ketë mabruar Zogu i Parë.