Qyteti

‘Më kushton më shtrenjtë të rri në Romë, se të vij në Tiranë fundjavave’. Biseda e Veliajt me kryeparlamentarin e Italisë

‘Më kushton më shtrenjtë të rri në Romë, se

Kryeparlamentari i Italisë, Roberto Fico e ka vizituar plot 20 herë Shqipërinë. Përse? Sepse, sipas tij i kushton më pak të vijë në Tiranë, sesa të qëndrojë në shtëpi gjatë fundjvave.

Një bisedë me të, e zbuloi sot kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit ndërministror me ministrat e Turizmit të Ballkanit Perëndimor.

‘Më kushton më shtrenjtë të rri në Romë, se
Roberto Fico

“Kishim përpara disa ditësh, kryetarin e Parlamentit të Italisë, të cilin ngaqë nuk e njihja më parë, mendova se vinte për herë të parë në Tiranë. Tha, jo në fakt është hera ime e parë si kryetar i Parlamentit, por hera ime e 20-të. Thashë: Si ke ardhur ti, 20 herë në Tiranë? Kam llogaritur, tha, me gruan që më kushton më shtrenjtë të rri në shtëpi në fundjavë, se sa të jem në Tiranë. Do të thotë që nëse jam në Romë apo në Milano dhe me çmimet e sotme të energjisë, të kostos së naftës më merr 50 - 60 euro të shkoj në një restorant të mirë, plus çmimet jashtëzakonisht të larta për ushqimin dhe për pije, vij thotë, në Tiranë me 20 euro, ha si në Itali, pi si në Itali me 1/3 e çmimit”, tha Veliaj.

Në vitin 2019 në Tiranë pati më shumë turistë, se banorë. Dhe kjo nuk është pak për një kryeqytet pa det.

“Për një qytet që s’ka det dhe që nuk është le të themi një qytet klasik, nuk është Parisi, pra nuk është Athina, nuk është qytet mijëra vjeçar. Në fakt kryeqyteti ynë është vetëm 102 vjet por ka lindur një lloj turizmi i asaj që quhet City-Break, pra pushim –qytetas”, tha Veliaj.

Veliaj tregoi edhe anektodën e devesë, si për të bërë një paralelizëm me rëndësinë që promovimi i Shqipërisë dhe gjithë rajonit për turizëm, ka.

View this post on Instagram

A post shared by Tiranapost (@post.tirana)

"Jam i kënaqur që ju shoh sot këtu. Unë në fakt doja ta nisja me një anektodë me dy tregtarët beduinë, në Afrikën e Veriut, në Sahara. Po shkonin nga një oaz në tjetrin. Njëri prej tregtarëve i drejtohet tjetrit. E shikon devenë time? Po, çfarë ka deveja jote? Deveja ime, është më e mira në botë, i përgjigjet ai. Po si mund të jetë deveja më e mirë në botë? Të gjitha devetë njësoj janë. Jo, jo, jo, deveja ime është speciale. Deveja ime mund të ecë 100 milje, pa bërë asnjë pushim në Sahara. Kjo është e pamundur, vërtet? Po, i kthehet tregtari. Po jo vetëm kaq. Ajo mund të mbijetojë deri në 100 ditë pa ushqim. Pra, 100 milje pa pushim, 100 ditë pa ushqim, ç`mund të bëjë tjetër deveja jote? Ajo duron 100 ditë pa ujë, në Sahara. Uau, e pabesueshme. Sa do për të ta blerë këtë deve? Jo, jo nuk e shes devenë time. Oh, të lutem, çdo gjë e ka një çmim. Sa do? Për ty, meqë je miku im, 1 milion euro. Tregtari tjetër bën llogaritë, çfarë do kursente nga ushqimi, uji, me kalimin e viteve do t`ia nxirrte paratë kësaj blerjeje. Kështu që e bleu devenë. Tani e imagjinoni vetë se ç`ndodhi. U takuan një muaj më vonë, në një oaz tjetër dhe ai që bleu devenë ishte i inatosur. I tha tregtarit tjetër: Je shumë maskara. Më gënjeve! Ia kthen tjetri. Çfarë problemi ka? Jo, s`ka asnjë problem me mua, por me devenë tënde që më shite. Çfarë nuk shkon me devenë time? Ha si një derr, pi pa pushim dhe duhet ta shtyj unë sa herë që duhet të lëvizë. Nuk është ashtu siç ti më the se ishte. Tregtari i përgjigjet: Kurrë mos fol keq për devenë tënde, se nuk do jesh kurrë në gjendje ta shesësh pastaj. Ballkani është deveja jonë dhe e ne e dimë që s`është perfekt, por detyra jonë, e Majlindës dhe kujtdo tjetër, është ta promovojmë atë" tha Veliaj.

Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nën moton “Balkans We live, You will love it” (Ne jetojmë, ju do ta dashuroni).