Me ngrohjen e motit në Tiranë, dezinfektohen këndet e lojërave dhe ambientet e gjelbra
E Shtunë 30 Mars 2024, 10:05
TiranaPost
Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës po kryen dezinfektimin e hapësirave publike, si këndet e lojërave dhe ambientet e përbashkëta.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shprehet se këtij procesi i janë nënshtruar dhe këndet dhe ambientet e gjelbëruara. “Me ardhjen e pranverës shfaqen dhe insektet e stinës. Ndaj, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë u krye shërbimi periodik i Dezinfektimit në këndet e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara.
Trajtimi 3D (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim) është një nga proceset më të rëndësishme për t’u ofruar një ambient të sigurt vizitorëve të Parkut’, thekson Veliaj.