Qyteti

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e kam vëth në vesh

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

Në prezantimin e shkollës së re Andrea Stefani, tek ish-Sheshi Shqiponja, kryebashkiaku Veliaj kujtoi bisedën me gazetarin e ndjerë, kur sapo kishte marrë detyrën si kryebashkiak.

“Dua ta mbyll duke kujtuar mikun tim Andrea Stefani. Unë nuk e di Enkelejda, nëse të gjithë ne jetojmë jetë të denja që të meritojmë të kujtohemi nga qyteti, por unë besoj që secili prej nesh duhet të provojë maksimumin e vet për të jetuar jetë dinjitoze që qyteti t`i kujtojë me mirënjohje, siç kujton Andrea Stefanin.

Unë dhe Edi kemi shumë diskutime mbi mënyrën si funksionon media sot. Sa herë na duhet të harxhojmë kohë pafund të sqarojmë një gënjeshtër, të sqarojmë dikë që thjesht gjobit politikën për arsye krejtësisht banale.
Më kujtohet ajo kohë kur Andrea e thoshte të vërtetën me shumë kurajë dhe besim. Ishte një kohë kur e vërteta ishte në modë. Jo gënjeshtra, jo gjoba. Ishte në modë gazetaria e mirë.

Mbaj mend një bisedë me Andrea Stefanin. Sa isha bërë kryetar bashkie. Kishin filluar ato punët e para. Kisha merak për imazhin e bashkisë, imazhin e qytetit, për shkrime që ishin të pavërteta. Mbaj mend Andrean që më tha: Ti nuk ke detyrë t`u pëlqesh të gjithëve. Ti ke detyrë t`u shërbesh të gjithëve. Më ka ngel vëth në vesh”, tha Veliaj.

Në prezantimin e shkollës Andrea Stefani të pranishëm ishin edhe gruaja e tij Enkelejda dhe dy fëmijët, vajza Stefi dhe djali Daniel.

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e

I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Ç`më tha Andrea Stefani kur mora detyrën si kryebashkiak dhe e
Andrea Stefani