Qyteti

Ministrja humbi babanë këtë jave, Veliaj: Faleminderit që je sot këtu. Do të ishte e justifikuar mungesa, por nxënësit e mirë janë të tillë gjithë jetën

Ministrja humbi babanë këtë jave, Veliaj: Faleminderit që je

Në 60 vjetorin e Gjimnazit Sami Frashëri, Veliaj vlerësoi prezencën e ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila disa ditë më parë humbi të atin.



“Jam shumë i prekur që, mikesha jonë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi është këtu me ne sot. Para pak ditesh ajo humbi babanë dhe do të ishte personi më i justifikuar për të mos qenë këtu sot, por e vlerësoj vërtet shumë qe erdhi sepse kush është një nxënës i mirë, ashtu mbetet tërë jetën, kush e do arsimin, ngelet i dashuruar dhe pasionant për dijen kudo. Jam shumë i nderuar që je këtu sot, e çmoj shumë sakrificën që bëre: zgjodhe të jesh me ne, në gëzimin tonë, që ndoshta ta lehtëson sadopak dhimbje. Prandaj, sot zyrtarisht të deklaroj të ‘adoptuar’ në familjen tonë, meqë e ke ndjekur me kaq shumë dashuri ndertimin e kesaj shkolle,” u shpreh Veliaj.