Muralet e Tiranës aspirojnë një çmim botëror dhe ja pse

E Martë 4 Tetor 2022, 11:23
TiranaPost
Bëhet fjalë për muralen shumëngjyrëshe që ka imazhin e një vajze. Muralja nga Tirana është pretendente për çmimin e parë nga Street Art Cites, një konkurs në nivel ndërkombëtar.
Muralja është realizuar nga artisti Fabian Bane Florin.
Nëse do të arrijë të rrëmbejë çmimin e parë, nuk do të ishte hera e parë. Vitin e kaluar Gera fitoi me muralen realizuar po në Tiranë.
Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.
Tiranapost.al