Qyteti

Ndërtimi i shkollave të reja, Veliaj: Atyre që spekulojnë ju them që nuk janë pallate

Ndërtimi i shkollave të reja, Veliaj: Atyre që spekulojnë ju

Rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte ndër çështjet kryesore për të cilën kryebashkiaku Veliaj foli sot në Këshillin Bashkiak.

Ai u shpreh se ndryshe nga 5 vite më parë, janë ndërtuar disa shkolla të reja dhe do të fillojë edhe ndërtimi i 5 të tjerave, shkolla të cilat do të jenë ndër më të mirat në Tiranë.

Veliaj shtoi se po ndoshin disa mrekulli në arsimin shqiptar dhe 5 shkollat që do të hapen vitin tjetër do të jenë ndër më të mirat, duke sqaruar gjithashtu të gjithë ata që kanë ngritur spekulime se po bëhen palate.

“Ne kemi kaluar në një bashki që ka hapur disa shkolla të reja, ndryshe nga 5 vite më parë. Janë hapur disa shkolla dhe shkolla “1 Qershori” një ndër ata që është hapur gjithashtu. Do fillojmë ndërtimin e “16 shtatorit”,  “Lazgush Poradecit”, etj.  

Për të gjitha ata që spekulojnë ju them që nuk do të jenë pallate, do të jenë shkolla. Po ndodhin disa mrekulli në arsimin shqiptar dhe 5 shkollat që do të hapen vitin tjetër do të jenë ndër më të mirat. Kemi zgjedhur problemin e Shkollës Pezë-Helmës, ndaj them që duhet të bëjmë histori dhe jo histeri. I kemi akomoduar në një shkollë private nxënësit e Pezë Helmësit”, tha Veliaj.