Qyteti

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas karantinës

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas

Familjet në nevojë dhe gjyshërit e vetmuar në Njësinë 11 të Tiranës, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, po ndihmohen çdo ditë me ushqime dhe ilaçe.

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas

“Është një nga zonat më nevojtare, ka njerëz të ardhur në Tiranë vitet e fundit, dhe e kanë gjetur Treshin, Laprakën, Kodër-Kamzën si stacionin e parë. Do vetëm pak kujdes tani”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me disa nga familjet.

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo njësi do të njohë një sërë investimesh që synojnë të urbanizojnë edhe më tej këto zona.

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas

“Tani që do fillojmë të punojmë me organizimin e zonave, duhet të punojmë pak më mirë, duhet të bëjmë trotuaret. Se ja si vjen historia, tani që është ndërprerë transporti publik, të gjithë do duan vetëm biçikleta dhe vetëm trotuare sa më të gjera”, deklaroi Veliaj.

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas

Vetëm në Njësinë 11 janë mbi 280 të moshuar të cilët jetojnë vetëm dhe mbi 900 familje që marrin ndihma.

Ndryshimi që e pret Njësinë 11 të Tiranës pas