Në 7 vitet e fundit, Tirana ka 550 mijë pemë më shumë dhe 81 kënde lodrash

E Premte 7 Tetor 2022, 09:27
TiranaPost
Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja. Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është kujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.
“Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve!
Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! - Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.
Video
Tiranapost.al