Qyteti

Në Fondin e Komunitetit edhe riparimi i ashensorëve të pallateve në Tiranë

Në Fondin e Komunitetit edhe riparimi i ashensorëve të pallateve

Në 2017 Bashkia e Tiranës krijoi Fondin e Komunitetit që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv mes qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët. Këtë vit Bashkia e Tiranës ka vendosur të sjellë të rrisë mundësitë që ata të përfitojnë nga ky program.

Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak sjell si risi ndryshimin e fondit limit, duke rritur vlerën e financimit, duke marrë parasysh se një numër i konsiderueshëm ndërtesash banimi janë të larta, për rrjedhojë llojet e projekteve për termoizolim fasadash janë më të kushtueshme.

Gjithashtu, projekteve për vendosje të ashensorëve i është shtuar edhe riparimi i tyre, duke pasur parasysh se në shumë pallate ashensorët kanë nevojë për remonte dhe modifikime të rëndësishme që kushtojnë dhe përdorimi i tyre përbën rrezik për jetën e qytetarëve.

Në ndrysimet e fundit Bashkia merr përsipër të mbulojë shpenzimet e investimit të ambienteve të përbashkëta për ata që i përkasin kategorive në nevojë, si familjet e përbëra vetëm nga pensionistë, kryefamijarë që trajtohen me ndihmë ekonomike etj..

Lehtësi do të ketë dhe për marrjen e lejes së punimeve duke sjellë përshpejtim të realizimit të projekteve.