Qyteti

Në Tiranë ka edhe apartamente 40 mijë euro dhe ja një rast konkret

Në Tiranë ka edhe apartamente 40 mijë euro dhe ja një rast

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë nxitur gjithmonë debat në publik. Edhe në temën e mbrëmshme në emisionin “Opinion”.

Gazetari, Dritan Shakohoxha, i cili është njëherësh edhe investitor në biznesin e imobiliareve tha se në Tiranë ka edhe shtëpi me 35-40 mijë euro.

Si shembull mori zonën e Astirit.

“Është abuzim politik. Të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi e dinë se një shtëpi sot, po të shkosh në çdo zyrë të “Century 21”, mund ta gjejnë me 35 mijë euro. Ka sa të duash shtëpi me këtë çmim në Farkë, në Astir. Shtëpi me 450 euro metri katror ka në Astir”, tha Shakohoxha.

Shakohoxha shtoi se deklaratat se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë shumë të larta janë abuzive për qëllime politike.

Century 21 Albania, kompania lider e tregut imobiliar në Shqipëri.

Mjafton në fakt një kontroll i thjeshtë në Google për të parë që po, në zona të caktuara të Tiranës ka çmime të përballueshme për secilin buxhet apo të ardhura.

Ky është një rast:

“Shitet apartament me hipoteke, 1+1 në zonën e Astirit. Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një pallati 8 katësh, me ashensor. Sipërfaqja e përgjithshme 70.6 m2, e mobiluar. Apartamenti ka holl bashkë me kuzhinën, dhomë gjumi, ballkon, tualet. Orientimi Jug-Perëndim. Çmimi 40 000 euro i diskutueshëm.

Linku i njoftimit