Qyteti

Nëse ke një biçikletë, atëherë ky konkurs është për ty! Do jepen 3 çmime

Nëse ke një biçikletë, atëherë ky konkurs

Një konkurs për çiklistët nuk do t’u japë vetëm mundësinë të argëtohen, por edhe të shpërblehen.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një konkurs me fokus pedalimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve të biçikletës.

Nëse ke një biçikletë, atëherë ky konkurs

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se për fituesit e konkursit, të cilët do të ketë edhe numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë nga sot e deri më datë 5 Qershor, do të ketë tre çmime.

Nëse ke një biçikletë, atëherë ky konkurs

“Pedalo Tiranën, një konkurs mbi numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë që do të nisë nga sot dhe do të përfundojë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më datë 5 Qershor. 3 fituesit do të shpërblehen për dashurinë për qytetin me:

Vendi i parë: Laptop

Vendi i dytë: Tablet

Vendi i tretë: Smart Watch

Nisim pedalimin!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Nëse ke një biçikletë, atëherë ky konkurs

*Foto kryesore nga @taulantnukaj