Qyteti

Nesër hapet Parku Rinia! Ne po jua tregojmë një ditë para se si duket

Nesër hapet Parku Rinia! Ne po jua tregojmë një ditë para se

“Parku Rinia” është gati të presë nesër, në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Nga sot duket i transformuar, duke iu përshtatur të vegjëlve, mjediseve për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit edhe aktivitete fizike për fëmijët.

Nesër hapet Parku Rinia! Ne po jua tregojmë një ditë para se

“Duke qenë se ka trafik janë rrethuar nga duna të vogla për të ruajtur akustikën. Edhe tani që flasim nuk dëgjohet asnjë zhurmë sepse akustika është e mrekullueshme, nuk ndihet që je në mes të një zonë urbane. Për ata që kanë kafshë shtëpiake, ka një hapësirë të veçantë me lodra edhe për to. Ju kërkojmë vetëm që ta mbajmë pastër”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa inspektoi përfundimin e punimeve.

Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.

Nesër hapet Parku Rinia! Ne po jua tregojmë një ditë para se

“Në shumë prej parqeve, edhe te Liqeni, edhe te 1 Maji, apo në disa zona të tjera, kemi vendosur tavolina për shah dhe domino. Më vjen mirë që gjyshërve u kemi rezervuar një hapësirë të veçantë edhe këtu. Nëse duan të miksohen me fëmijët, kemi edhe disa shkallë te amfiteatri, ku mund të ulen dhe të shijojnë nipat dhe mbesat. Por nëse duan të luajnë vetë, kemi një hapësirë edhe për ta”, tha Veliaj.

Ndërsa një basen ujor rrethon “Monumentin e Pavarësisë”, i cili në jo pak raste është vandalizuar. Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim të qytetarëve:

Nesër hapet Parku Rinia! Ne po jua tregojmë një ditë para se

“Jam i sigurt se siç do të flasë “Parku Rinia” nesër në 1 Qershor, do të flasë edhe Teatri kur të mbarojë puna pas 1-2 vitesh. Siç flet Amfiteatri te Liqeni sot, ku shitet çdo biletë, ashtu do të flasë edhe Piramida. Ftesa për qytetarët është: Jetoni, por edhe lërini të tjerët të jetojnë. Mos të merremi me llafe, mos të merremi me stërkëmbësha, me thika pas shpine, mos t'i vëmë gjoba njëri-tjetrit, mos t'i themi njëri-tjetrit: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.