Qyteti

Nesër pa drita disa zona në Tiranë. Këto janë oraret

Nesër pa drita disa zona në Tiranë. Këto janë oraret

Në vijim të përmirësimit të rrjetit, disa zona në Tiranë do të kenë kufizime të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se nesër gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm.

Sipas OSHEE-së do të stakohet energjia në zonën pas Stadiumit “Air Albania” dhe pas Ambasadës Franceze.