Qyteti

Nga Parku i ri Teknologjik tek Unaza e Madhe e Piramida, projektet e reja për Tiranën

Nga Parku i ri Teknologjik tek Unaza e Madhe e Piramida, projektet e reja

Gjatë një intervistë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës tregoi disa nga projektet madhore për Tiranën, për të cilën tha se po ecën me hapa galopantë drejt së ardhmes.

“Me ardhjen e studentëve në Tiranë duam që të hapim një pjesë të madhe të konvikteve që kemi përgatitur për ta. Bëhet fjalë për konviktet te Universiteti Bujqësor. Aty janë 8 godina, ku 2 do të përdoren për konvikte, sepse aq është kërkesa, dhe 6 të tjerat do i vëmë në dispozicion për ta kthyer në një pol të një parku teknologjik, ku shumë prej kompanive të IT-së që punojnë në Tiranë, t’i heqim nga apartamentet e qytetit dhe t’i transferojmë aty. Kemi filluar dorën e fundit të punimeve që kanë të bëjnë me shkallët, fasadën dhe do të vijnë edhe panelet prej xhami të Piramidës. Do të maksimizojmë punët fizike, sa të na mbajë koha dhe në pranverë të vitit tjetër do ta hapim për regjistrimet për të filluar punën te Piramida. Gjithashtu bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kemi nisur punën për të hapur trasenë e Unazës së Madhe. Secili prej qytetarëve do të trajtohet me bonus qiraje, pastaj me një apartament. Jo të vonohemi si te Astiri, ku ata që kanë protestuar sot po përfitojnë, sepse buzë pallatit të tyre kalon një autostradë që i rrit vlerën pronës dhe vendit. Tirana po ecën me hapa galopantë”, u shpreh Veliaj.