Qyteti

Nga viti që vjen nuk do mund të ndiqet asnjë aktivitet pa u vaksinuar!

Nga viti që vjen nuk do mund të ndiqet asnjë aktivitet pa u

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Veliaj tha se teksa Tirana vitin tjetër do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë’, duhet që e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar, pasi nuk do të munden të marrin pjesë në eventet që do të zhvillohen.

“Do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur që të shkosh në aktivitete, sidomos këto që kanë edhe vulë ndërkombëtare, nëse nuk ke bërë vaksinën. Do jemi në një kontroll të dyfishtë, edhe nga autoritetet vendore, edhe nga ato ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Në fund ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se deri tani në Tiranë është vaksinuar afro 30% e banorëve. Ajo theksoi se aksioni për vaksinimin ka filluar në gjithë bashkitë e vendit.

“Tek të moshuarit që ende nuk janë vaksinuar sepse e kanë të vështirë të shkojnë deri të QSH, ne duhet të shkojmë derë më derë. Besoj fort angazhimin e bashkisë së Tiranës, në prioritetin që kryetari i bashkisë do t’i japi këtij aksioni për të vajtur derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë”, theksoi Manastirliu.