Qyteti

Nis lagjja e re në Ndroq. Do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen 350 banorë

Nis lagjja e re në Ndroq. Do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen

Një vit pas tërmetit tragjik, nisi sot ndërtimi i 74 shtëpive në një bllok tërësisht të ri banimi, ndërkohë që vijon procesi i rindërtimit për 83 shtëpi të tjera, në po këtë njësi. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisjen e punimeve për lagjen tjetër moderne të Tiranës, u shpreh se sot, një vit pas tërmetit tragjik, Shqipëria ringrihet edhe më e fortë, falë punës dhe vullnetit të palëkundur për rimëkëmbjen e vendit.

“Para një viti, tërmeti na provoi sa të brishtë jemi; kur toka dridhet nën këmbët tona secili prej nesh ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe i pamundur për t’i bërë ballë. Por, gjatë këtij viti provuam se, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, kur ne i vëmë syrin punës, kur ne përveshim mëngët për të bërë këto projekte, dalim vërtetë shumë të fortë. Nëse para një viti u provua brishtësia jonë, besoj që, pas një viti provohet forca jonë, fuqia jonë transformuese, kur i vëmë qëllim vetes të ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”, deklaroi Veliaj.

Nis lagjja e re në Ndroq. Do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen

Ai tha se një ndër shembujt e suksesit të këtij procesi në Tiranë është ringritja e kësaj lagjeje të re, paralelisht me rindërtimin e çdo shtëpie të dëmtuar një vit më parë. “Lagjja e Re do të jetë 15 minuta nga Tirana dhe 15 minuta nga plazhi. Transferohen 74 familje, 350 banorë buzë rrugës kryesore. Është një mundësi e shkëlqyer, sidomos për fëmijët që të kenë akses në të gjitha institucionet dhe të kenë të njëjtin shans për të qenë të suksesshëm në jetë. Secili gëzon pronën, ama, transferohen aty ku secili e ka lakmuar të jetë, buzë rrugës, shumë afër qendrës së qytetit, afër plazhit nesër dhe akseve rrugore të Shqipërisë”, tha Veliaj, duke shtuar se, e njëjta gjë po ndodh edhe në Pezë, edhe në Vaqarr. “Lagjet e reja që po ndërtohen pranë rrugëve, jo vetëm do gëzojnë shtëpi që kanë vlerë më të madhe monetare, por do jenë shumë më të qëndrueshme dhe me mundësi ekonomike shumë herë më të mëdha”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se askush nga ata që kritikojnë sot nuk ka të drejtë morale të flasë, për aq kohë sa nuk ka dhënë vetë as kontributin më minimal për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Nis lagjja e re në Ndroq. Do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen

“Jemi në rrugë të mbarë me fillimin e Kampusit të ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe lagjeve të reja në zonat urbane, siç është Kombinati apo ‘5 Maji’. Më e mira është padyshim përpara! Sigurisht, ka kukuvajka që nuk pushojnë, por unë besoj se dikush që ka shtuar 4 vila gjatë tërmetit, nuk ka të drejtë morale të ankohet. Kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë, atëherë do fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë. Por, për sa kohë që janë të rrënuar moralisht, do të duhet që t’i injorojmë, të vazhdojmë përpara dhe besoj që puna do flasë më shumë se çdo fjalim përkujtimor në vitin e parë të tërmetit, apo edhe në vitet që do të vijnë,” deklaroi Veliaj.

*Tiranapost.al