Qyteti

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha dhe do t’u shërbejë jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

“Me projektin e rehabilitimin të fshatrave kemi bërë qendrën e Qehasë, por nga qendra e fshatit deri në rrethrrotullimin e Mulletit, ku bashkohet me autostradën, ishte si toka e askujt”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve.

Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës edhe në zonat rurale do të krijojë mundësi të reja ku qytetarët mund të kalojnë fundjavën, ndërsa do të sjellë më shumë zhvillim për ekonomitë e zonës.

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet

“Po të themi se partia nr. 1 është familja jonë dhe se çdo gjë që bëhet është për të përmirësuar jetën e familjeve tona, bie edhe histeria, edhe pengesat e pakuptimta. Mezi pres të kthehem prapë pas një muaji, ta shoh të asfaltuar dhe të shoh që përfitojnë jo vetëm dy bizneset kryesore këtu apo 6 fshatrat që lidhen me këtë rrugë, por që prurjet nga Tirana të jenë shumëfish për të shijuar këtë pasuri të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Lidhur me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku tha se në qershor nis puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja, ndërsa do fillojë dhe lëvrimi i dëmshpërblimeve për dëmet më të lehta.

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet

“Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar garën për ndërtimin e 870 shtëpive, të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga muaji qershor. Të sigurohemi që ky vit, banorët e fshatit që janë për rindërtim shtëpie, të kenë shtëpinë me çelësa në dorë, ndërkohë të tjerët me dëme DS1, DS2, DS3, pra niveli i parë, i dytë, ose i tretë, do marrin paratë në dorë, që të kenë mundësi të kontraktojnë këdo, ose t’i bëjnë vetë rregullimin e shtëpisë”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re fillon në dalje të fshatit Mullet dhe takohet me rrugën që lidh fshatin Fikas-Mangull me fshatin Qeha.

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet