Qyteti

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe si do jetë

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë nga jeta në vitin 2016.

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe

Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve.

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe

“Në të njëjtën perimetër, 1 km vijë ajrore, po mbarojmë dy shkolla: shkollat “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy” në Kodër-Kamzë, ndërkohë po vijojmë me dy shkolla të tjera te “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe ‘Kristo Frashëri’. Kjo zonë do të shërbehet më në fund me një shkollë super dinjitoze, të dizajnuar nga Stefano Boeri, arkitekti fantastik Italian që ka krijuar edhe disa projekte të tjera në Tiranë. Do ketë më pak dyndje tek “Ahmet Gashi”, tek “Dhora Leka”, dhe me një mijë nxënësit që do kemi këtu, një mijë familje shpëtojnë nga ecejaket, vajtje-ardhje me autobus. Mezi pres që shkolla e re “Andrea Stefani” të jetë bizhuja e radhës për Tiranën. Në të njëjtën kohë që mbaron nënkalimi, mbaron edhe shkolla; pra, një kantier nuk do të pengojë tjetrin, por do të ecim paralelisht”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve.

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe

Krahas paketës prej 17 shkollave të reja, kryeqyteti do të ketë edhe 11 të tjera që do të ndërtohen me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti.

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe

Shkolla e re do të ofrojë mjedise që plotësojnë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë, terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dheNis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dheNis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri: Fotot nga kantieri dhe