Qyteti

Nis puna për transformimin e Piramidës

Nis puna për transformimin e Piramidës

Ka filluar nga puna për transformimin e godinës ekzistuese të Piramidës në një qendër të edukimit mbi teknologjinë për nxënësit e moshës 12-18 vjeç.

Ky transformim bëhet me qëllim rritjen e aftësive të tyre kreative dhe teknike, nëpërmjet kurseve në dizajn dhe teknologji, që nuk ofrohen nga sistemi arsimor. Ndërkohë kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 2 shtator për të dorëzuar ofertat e tyre.

Nis puna për transformimin e Piramidës

Financimi për transformimin e kësaj godine ndahet mes buxhetit të Bashkisë së Tiranës, të ardhurave të buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim të vëna në dispozicion nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë për zbatimin e këtij projekti.

Në prill të vitit 2019 u prezantua edhe projekti për shndërrimin e saj në një Qendër për Edukimin dhe Teknologjinë.