Qyteti

Një shkollë biçikletash hapet së shpejti në Tiranë për fëmijët e çdo moshe

Një shkollë biçikletash hapet së shpejti në

Së shpejti, fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë lajmin e hapjes së një shkolle për biçikletat pranë stadiumit “Air Albania”.

Një shkollë biçikletash hapet së shpejti në

”MIRËMËNGJES 😊

dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, theksojnë ata. Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë korsish biçikletash duke sjellë dhe rritjen e përdorimit të dyrrotakëve nga ana e qytetarëve si alternativë transporti.