Qyteti

Nxënësit ekselentë mbushin rrugët e Tiranës, Veliaj: Dija juaj, reklama më e mirë e qytetit

Nxënësit ekselentë mbushin rrugët e Tiranës, Veliaj:

E kthyer tashmë në një traditë nga Veliaj, edhe këtë vit Bashkia e Tiranës do të vendosë në rrugët kryesore të qytetit fotografitë e nxënësve ekselentë. Në kuadër të kësaj nisme, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, do të vendosen fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, bashkëngjitur me emrin e secilit.

Nxënësit ekselentë mbushin rrugët e Tiranës, Veliaj:

“Si çdo vit Bashkia Tiranë  do të nderojë gjatë Tetorit nxënësit më të mirë të qytetit në çdo stendë reklamash.  Ne besojmë se dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit tonë.

#Beso #Puno #Mëso #Ëndërro #Duaj”, shkruan Veliaj në Instagram.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri.