Qyteti

Kartës së Studentit i shtohen edhe shfaqjet në TOB

Kartës së Studentit i shtohen edhe shfaqjet në TOB

Kartës së Studentit po i shtohen çdo ditë shërbime të reja, që lehtësojnë studentët në rrugëtimin e tyre. Pas vendimit për abonetë falas për studentët, si dhe subvensionimin 50% të kostos së konvikteve, Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Teatrin e Operas dhe Baletit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që në shërbimet që u ofrohen studentëve të ketë edhe lehtësira të tilla, siç janë aktivitetet kulturore.

Veliaj risolli edhe njëherë në vëmendje protestën e pedagogëve, duke theksuar se pezullimi i mësimit nuk u shërben studentëve, të cilët rrezikojnë të humbasin një tjetër vit akademik. Ai shtoi se duhet gjetur koha e duhur për çdo gjë, por jo tani kur vendi dhe bota po përballen me krizën e çmimeve.