Qyteti

Pas ‘Ramazan Kasës’, 300 mijë metra katrorë rrugë do rehabilitohen brenda lagjeve të Tiranës

Pas ‘Ramazan Kasës’, 300 mijë metra katrorë
Foto Ilustruese

Rruga “Ramazan Kasa”, afër shkollës “Hasan Vogli” në Njësinë 9, është aksi më i fundit i asfaltuar në Tiranë. Në rrugë është vendosur edhe ndriçimi i munguar.

Teksa inspektonte punimet, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo do të bëhet për çdo rrugicë të kryeqytetit.

Pas ‘Ramazan Kasës’, 300 mijë metra katrorë
Foto gjate inspektimit

“Më vjen shumë mirë që, edhe Njësia 9, ku ne kemi bërë një super shkollë si “Hasan Vogli”, është prekur nga ndërhyrjet në nivel kapilar. Është shumë e rëndësishme që, tani që bëjmë edhe infrastrukturën dhe që nuk i prek këmba askujt në baltë në të gjithë këtë mëhallë, të kompletojmë edhe pjesët në brendësi të pallateve. Kemi pasur ndërtesa të vjetra, ndërtesa që kanë qenë të amortizuara, janë bërë edhe dy pallate, tashmë duhet që të kujdesen administratorët. Pra, nëse Bashkia paguan gjysmën për kafazin e ashensorit, për instalimet, për veshjen me kapotë, duhet ta mirëmbajmë”, u shpreh Veliaj.

Do te jenë në total 300 mijë metra katrorë asfaltim. Për të kryer të gjithë procesin është hapur një garë ndaj kompanive të asfaltimit.

Fituesi shpallet më 13 nëntor.