Qyteti

Pensionistja që kujdeset për qentë te Liqeni Artificial: E njoh personin që i ka helmuar! Nuk ka dorë bashkia

Pensionistja që kujdeset për qentë te Liqeni Artificial: E njoh

Pensionistja Afërdita Faria Halili, e cila kujdeset prej vitesh për qentë endacakë në Parkun e Liqenit Artificial, thotë se e njeh personin që i ka helmuar kafshët në këtë zonë ditët e fundit.

“Është dorë individi, është një person. E kam parë çfarë ka pasur veshur dhe si ua ka dhënë ushqimin”, shprehet ajo, e ftuar në emisionin e mëngjesit të Euronews.

“Ne kemi bërë shumë protesta të pafundme për qentë endacakë. Kam qenë në krye të tyre, kam luftuar me bashkinë. Por ky rasti i kësaj radhe, unë e them me bindje, me 1 miliard përqind, se nuk ka dorë bashkia. Pse? Kam 8 vjet, të paktën, që nuk më është helmuar asnjë qen. Nuk më është zhdukur asnjë qen”, thotë pensionistja.