Qyteti

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

Një tjetër pallat në Tiranë është rehabilituar nga Fondi i Komuniteteve. Pallati në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet përfundoi procesin e rehabilitimit, ku gjysma e financimit u bë nga banorët ndërsa gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës.

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

Pasi kanë zgjedhur administratorin, banorët kanë vendosur që të bëhen bashkë dhe të bëjnë veshjen me kapot të pallatit për të pasur jo vetëm një banesë më të ngrohtë dhe pa lagështirë, por duke përfituar dhe kursim të energjisë elektrike.

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë, ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vetë banorët, ndërsa gjysma tjetër nga bashkia. Kërkesat më të shumta kanë qenë për termoizolimin e fasadës, tarracës si dhe instalimi i ashensorëve.

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

Përmes një vendimi të këshillit bashkiak, për këtë vit është rritur vlera financimit si dhe për disa kategori shpenzimet do të paguhen 100 % nga bashka e Tiranës si për kryefamiljarët me aftësi të kufizuar, kryefamiljarë pensionistë, kryefamiljarë me ndihmë ekonomike. Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.