Qyteti

‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete për të promovuar turizmin dhe sportin

‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete

Edicioni i parë i ‘’Peza Adventure Festival’’,do të mbledhë adhurues të natyrës, sporteve, lojërave dhe aktivitetit fizik, për të ndarë së bashku një fundjavë plot energji dhe dinamikë, në një zonë me bukuri të veçantë, fare pranë Tiranës.

Gjatë festivalit, i cili do të zhvillohet në 23 dhe 24 shtator në Pezë, do të organizohenaktivitete të disiplinave të ndryshme sportive. Larmia e lojërave dhe garave, si dhehapësirat epërshtatshmetë zonës, mundësojnë përfshirjen e shumë pjesëmarrësve, të cilët përgjatë dy ditëve do të kalojnë kohë argëtuese me familjen apo miqtë.

‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete

Projekti i organizuar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, së bashku me partnerë të tjerë, do të fokusohet te atraksionet natyrore dhe potenciali i zhvillimit të turizmit në zonë.Një forum me këtë temë, do të shënojë hapjen e festivalit në datën 23 shtator.

Ditën e shtunë, 24 shtator,me angazhimin e ekspertëve të sporteve dhe operatorëve turistikë, do të zhvillohenaktivitete të shumëllojshmesportive për të gjitha moshat dhe interesat si: hiking, biking, hipizëm, volleyball, basketball, badminton, ping-pong, shah, judo etj.

‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete

Një vëmendje të veçantë në këtë festival do të kenë sportet me kuaj si dhe Fondacioni ‘‘Miqtë e Kuajve’’, përfaqësuar nga Arjan Rugji. Gjatë festivalit, do të kryhet njëdemostrim sportiv me kalorës profesionistë, një paradë me kuaj, shëtitje me kuaj në natyrë si dhe certifikimi i disa kalorësve të spikatur.

Të ftuar do të jenë sportistë tësuksesshëmdhe kampionë nga disiplina të ndryshme sportive, si Klodiana Shala, Deborah Keci, Alban Beqiri, Denis Nurja, Juirdo Cani,etj.