Qyteti

Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: Qyteti i transformuar, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer

Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: Qyteti i transformuar, rezultat

Një metamorfozë spektakolare e kryeqytetit tonë ishte domethënia e premierës “Tirana nga ajri” të zhvilluar sot në Kinema “Millenium”, ku u prezantua para të pranishmëve transformimi i jashtëzakonshëm që ka pësuar kryeqyteti shqiptar përgjatë këtyre dekadave. Sipas kreut të Bashkisë Erion Veliaj, Tirana evropiane që sot shohim të gjithë është një projekt dhe një vizion që nisi dhe u bë i prekshëm me Edi Ramën, si kryetar Bashkie, me synimin për ta kthyer nesër në metropolin më atraktiv të rajonit.

“Ka qenë shumë e thjeshtë për të mbështetur këtë projekt dhe një vizion që nisi me Edi Ramën kryetar bashkie, që ne të tjerëve na e bëri jetën më të lehtë, se u hap një brazdë, një hulli ku uji shkon më kollaj për këdo tjetër që do ta çojë ujin tek hulliri i punëve të mira, punëve të mbara”, tha Veliaj.

Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: Qyteti i transformuar, rezultat

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se sot Tirana sot ka një dimension tjetër, duke e cilësuar si pjesë të një rrugëtimi fantastik arritjet dhe punën e deritanishme për transformimin e metropolit shqiptar, i cili - siç u shpreh kreu i Bashkisë, sot është kthyer në një destinacion.

“Tirana që gjeti Edi ishte Tirana e botës së tretë. Sot diskutimet tona janë të botës së parë, dhe çfarë rrugëtimi fantastik ka qenë ky për ne që punojmë në Bashkinë e Tiranës, që vazhdojmë marrim stafetën nga skuadra e Edit dhe që nisi atë transformim të jashtëzakonshëm që për disa u quajt si një debat për ngjyrat dhe për Lanën, kurse për 90 e ca për qind të qytetit ishte debati që transformoi qytetin nga kështu, kështu dhe që sot e ka kthyer Tiranën në një destinacion”, u shpreh ai.

Për Veliajn, kjo punë transformuese është rezultat i frymës së bashkëpunimit, teksa falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e energjinë e tyre, për ta bërë Tiranën, atë destinacion që të gjithë shohim sot.

“Qyteti është pak si ai tapeti, ku secili është një fije, vetëm kur ndërthuremi bashkë, kur kryqëzohemi ndonjëherë edhe kur përplasemi, mund të krijojmë atë qilimin e bukur. Për secilin prej jush që i ka dhënë me zemër Tiranës, frymën e vet, energjinë, jetën e vet, dijet e veta, unë ju jam pafundësisht mirënjohës, duke filluar nga Edi deri tek pastruesja e fundit që sot, edhe pas Iftarit është duke pastruar qytetin. Faleminderit të gjithëve nga zemra!”, përfundoi Veliaj.