Qyteti

Projekti për transformimin e zonës së Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës. Së shpejti do ndërtohet dhe shkolla e re

Projekti për transformimin e zonës së Freskut, Thesarit dhe

Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejt punimet për rehabilitimin e rrugëve në zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës. Kështu njoftoi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me gratë dhe të rinjtë socialistë, ku deklaroi se këto investime nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme.

Projekti për transformimin e zonës së Freskut, Thesarit dhe

“I gjithë rrjeti i ujësjellësit është vendosur më në fund dhe Fresku është futur në rrjetin qendror të Ujësjellësit të Tiranës, duke u larguar nga puset dhe zgjidhjet provizore. Me të mbaruar faza e ngjeshjes së tokës, do të fillojmë me shtresat asfaltike dhe sinjalistikën. Atëherë mund të themi realisht që Fresku, Thesari, Qesaraka është integruar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë nga kryebashkiaku ishte ndërtimi i shkollës së re, e cila do të ketë të integruar parashkollorin, 9-vjeçaren dhe të mesmen.

Projekti për transformimin e zonës së Freskut, Thesarit dhe

“Sapo kemi nënshkruar kontratën dhe siç filluam te Njësia 8, për punë ditësh do të fillojmë kantierin te ish-SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak). Do të jetë një mega-kantier dhe një shkollë 10 mijë metra katrorë, 9-vjeçare dhe e mesme. Për prindërit është një lehtësi e jashtëzakonshme sepse që nga mosha 4-5 vjeç deri në 18-vjeç, fëmija nuk ka nevojë të largohet nga lagjja, nuk ka nevojë të harxhojë një orë në fugon vajtje-ardhje”, tha ai.