Qyteti

Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Meta dhe Berisha si Esat Pasha, duan të turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës

Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Meta dhe Berisha si Esat Pasha, duan të

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi protestën e lajmëruar nga opozita për në 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e madh kur në Tiranë do të vijne te gjithë liderët e Europës. Duke i krahasuar Metën dhe Sali Berishën me Esat Pashën, Veliaj deklaroi se këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar.

“Kur ka aktivitete të tilla, një samit ndërkombëtar, nuk është opozita e vendit që do të lajë hesapet në atë ditë. Së pari, i bie që është impotente në 364 ditët e tjera. Pra mezi pret ditën që të shaje vendin e vet tek të tjerët, tek vizitorët. Së dyti, ne nuk e kemi as në zakon, edhe nëse kemi një grindje, një debat në shtëpi, kur kemi miq, ka një armëpushim, ka një paqe deri sa të largohen miqtë dhe pastaj i kthehemi tabiateve tona të vjetra. Kështu që, në këtë sens, pyetja është kush janë këta që e ndjekin Saliun? Kush janë ata që do dalin dhe do turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës? Ditën e Rinisë e kanë në datën 8 dhjetor, ajo është festa kombëtare që përkon me Lëvizjen Studentore, themelimin e partisë e kanë disa ditë më vonë. Kështu që, të gjesh një tjetër sebep të shash Shqipërinë, siç bën me fotot e Kabulit të Ilir Metës, apo me parkingun e ETC-së të Saliut dhe të Lulit kur menaxhonin ata bashkinë, është vërtet, vërtet diçka që historia nuk do ta falë dhe kam përshtypjen kur të shkruhen rreshtat e historisë për shqiparët që në mënyrë konstante sabotuan vendin, kam përshtypjen që shumë rehat me Esat Pashën do rrinë edhe këta udhëheqës që në ditët tona kritike, kur ne sapo e kemi nisur këtë sprint për të hyrë në BE, duan që te lajnë hesapet e tyre. Sigurisht këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar, se njeriu që nuk ndihet mirë me veten, nuk nxjerr foto nga arkiva, apo fotot të Kabulit. Shohin sondazhet, shohin që janë njerëzit më të urryer sot në Shqipëri dhe në këtë sens kur thonë “kërcen nga belaja”. Por ky kërcim i tyre nga belaja ka kosto për vendin. Pra kemi një grup që punon të sjellë të gjithë liderët e Europës, të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, të bëhemi Qyteti Europian i Sportit dhe ndërkohë kemi një pjesë tjetër që shaj, shaj, shaj dhe mallko, dhe ti mendon kushedi sa keq jetojnë. Në fakt jetojnë të gjithë në Gjirin e Lalsit, çohen çdo mëngjes, u bën shërbëtorja kafen, pasi kanë pirë kafen me shërbëtoren vijnë në Tiranë, helmojnë gjithë televizionet tona që populli të merret dhe të ripërtypë të gjithë sharjet dhe shpifjet, apo të sqarojë kjo është foto e vjetër apo e re, kush e kishte Tiranën kur përmbytej, e kështu me radhë. I helmojnë edhe te emisionet e darkës, pastaj kthehen prapë te vilat e tyre. Dhe nëse Shqipëria do ishte aq tmerr, këta të 2 do iknin të parët. Fakti që rrinë dhe që thjesht e përdorin Shqipërinë për karrierën e tyre politike, për mbrojtjen e tyre nga akuzat kriminale dhe për ta mjelë sa herë që kanë pasur rastin, do të thotë që për këta Shqipëria është vendi ideal. Për Saliun dhe për Ilir Metën, Shqipëria është parajsë. Si ka mundësi që kur Kosova është në një moment delikat, plas diçka në Tiranë? Këta qartazi e bëjnë punën shumë mirë, por nuk e bëjnë për popullin shqiptar. Ndoshta e bëjnë për rublat ruse, apo për interesat e tyre nga lindja, por për popullin shqiptar dhe për perëndimin, këta nuk duan t’ia dinë”, theksoi Veliaj.