Qyteti

Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi

Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi qendrën e re për shërbime komunitare në Vaqarr.

“Brenda kësaj dekade Vaqarri do të quhet një lagje e Tiranës. Shkolla “Bedri Llagami” duket njësoj si shkolla “Kosova”. Njësia administrative as nuk krahasohet me Njësitë SAadministrative 1, 2, 3, 4, 5 në Tiranë, të cilat kanë ngelur në ato ambientet e vogla dhe modeste, ndërkohë që shërbimet janë rritur. Po ndërtojmë duke i paraprirë Tiranës që do jetë dhe jo Tiranës siç ka qenë. Ndaj, më vjen mirë që kemi një ndërtesë me dy volume. Një volum është Njësia Administrative e Vaqarrit, kurse volumi tjetër Qendra Rinore dhe Pallati i Kulturës. Na duhet t’i gjallërojmë hapësirat urbane me jetë dhe jeta është edhe administrata, pra aktivitetet e administratës, edhe aktivitetet post administratë ose jashtë shkollore. Pra, mbaron shkolla, mbaron aktiviteti i punës, ka një festë fshati, ka një festë komuniteti, ka një aktivitet, promovohet një libër etj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri me dije se qendra e re komunitare do të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës. “Brenda pranverës do të bëjmë hapjen zyrtare të qendrës. Do të përgatisim të gjithë Njësinë Administrative të rikthehet në Vaqarr dhe pastaj do të jetë sfidë për komunitetin sesi do ta gjallërojmë me kulturë, rini dhe art. Duke e bërë tërheqëse, kemi rritur vlerën e të gjitha pronave përreth. Shikoj e dëgjoj kudo se këtu ka zhvillim, ndaj është vetëm çështje pak vitesh derisa ta quajmë Vaqarrin një lagje të re, të bukur, të rindërtuar, më të fortë dhe më të madhe të Tiranës sonë moderne. Kjo qendër do të jetë një bizhu dhe kjo njësi administrative po bëhet shumë herë më e lakmueshme sesa disa nga ato të Tiranës së vjeter”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranë do krijohen hapësira për dy varreza të reja, në veri dhe në jug të Tiranës. “Bashkia është kujdesur për të gjitha stacionet e jetës. Janë bërë shumë herë më mirë çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Fatkeqësisht, është i pashmangshëm edhe stacioni i fundit i jetës, që janë varrezat. Bëhet fjalë për të krijuar varreza si ato që kemi parë jashtë vendit. Kemi bërë maksimumin në Sharrë dhe Tufinë për të shtuar parcelat, ndërkohë që ato varreza janë projektuar për një qytet shumë të vogël. Kemi 5 propozime nga të cilat do të zgjedhim dy: brenda këtij mandati Tirana do të ketë edhe dy varreza të reja, të projektuara me rrugica, me stola etj, që të jetë më shumë një park, për një moment reflektimi dhe prehje, se sa një tjetër stacion i kaosit urban, që trashëguam nga vitet ‘90-të”, bëri me dije Veliaj.

të bëra në mënyrë shumë njerëzore, ku të ketë edhe një pikë për shërbimet, qofshin ato fetare, qofshin civile.Do fokusohemi në Vaqarr edhe në Petrelë, e kësisoj qyteti do të ketë edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje dhe në perëndim, një hapësirë të prehjes me një dinjitet shumë herë më të madh sesa ai që kemi pasur me improvizimit e Sharrës dhe Tufinës”, tha ai.