Qyteti

Qyteti ukrainas Lviv do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025

Qyteti ukrainas Lviv do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë

Bashkia e Tiranës ka dorëzuar mbrëmjen e sotme përmes një ceremonie të zhvilluar në Teatrin e Operas së Baletit titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka dorëzuar qytetit ukrainas Lviv titullin që kryeqyteti ynë mbajti përgjatë këtij viti e që shenjoi mbi 1000 aktivitete me në qendër të rinjtë nga e gjithë Europa.

“Fqinjët kanë rëndësi! Fqinjët kanë rëndësi për ne kur janë në një pallat, nëse janë ata që na rrethojnë në shkollë, në punë, por më shumë kanë rëndësi nëse ata janë shtetet që na rrethojnë. Teksa ne përjetojmë një luftë në Europë, si kjo në Ukrainë, agresion brutal, të gjithë po e kuptojmë që nuk duhet t’i marrim fqinjët për të mirëqenë,” u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij .

Katër ishin qytetet finaliste për titullin e kryeqytetit të ardhshëm europian të Rinisë: Izmiri, Fuenlabrada, Tromso dhe Lvivi.