Qyteti

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me dje

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Kryeministri Edi Rama ishte sot në përurimin e shkollës së re “Klodian Tanushi” në Qesarakë, ku deklaroi se puna e kryer këto vite në Tiranë është garancia për punën që do të bëhet në vitet në vijim.

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Rama tha se mazhoranca socialiste vjen me kokën lart para qytetarëve, për punën e bërë në këto vite, për më shumë shkolla cilësore.

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

“Ndihem mirë që procesi i ndërtimit dhe i rindërtimit, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë po sjell një ndryshim thelbësor. Natyrisht, arsimimi, edukimi i fëmijëve nuk është thjesht dhe vetëm çështje hapësirash, godinash, pajisjesh, sepse është edhe çështje burimesh njerëzore, por ama një gjë është e sigurtë: Pa godinat, pa pajisjet, pa kushtet, është e pamundur të pretendosh të kesh arsim të një cilësie tjetër. Jam shumë krenar që hapësirat, kushtet, po ndryshojnë dita-ditës, po ndryshojnë kudo. Natyrisht, ka ende shkolla të cilat nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi, por ajo që është e rëndësishme, sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Çfarë kemi bërë deri më sot na jep mundësinë që të jemi të sigurt dhe të jemi me kokën lart para njerëzve, për t’u thënë: nuk jemi të kënaqur sepse ka shumë për të bërë. Por, kjo që kemi bërë është garanci që ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe dimë si duhet bërë kjo punë”, tha kryeministri.

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Rama nga shkolla e re në Qesarakë: Sot nuk ka asnjë krahasim me

Tiranapost.al