Qyteti

Rasti i nënë Lizës dhe e ardhmja e Unazës së Madhe, Veliaj: Do të bëhet!

Rasti i nënë Lizës dhe e ardhmja e Unazës së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar sot projektin e Unazës së Madhe, për të cilën tha se i shërben kryeqytetit, duke i rritur vlerën pronës së qytetarëve dhe banorëve të zonës.

“Për sa kohë që Unaza e Madhe do të bëhet, ka filluar projektimi, është bërë prokurimi dhe po fillon zbatimi, ndaj duhet të kuptojmë sa vlerë ka ajo njësi ku kalon kjo unazë. Njësia 3 ka vetëm, vetëm, vetëm, përfitime nga Unaza e Madhe. Më kujtohet si bëhej në kohë të PD-së dhe të LSI-së kompensimi. Kur nisi puna për pak segmente në Selitë, vinte fadroma dhe i merrte njerëzit përpara. As lekë kompensimi! As bonus qiraje! As shtëpi për çdo metër katror. Po ju sfidoj sot! Shkoni pyesni Nënë Lizën, ikonën e Partisë Demokratike! Çunat e vet të OFL-së, me 20 “Range Rover”, organizuan gjithë dynjanë aty! Nënë Liza firmosi 500 metra katrorë për shtëpinë e projektuar nga Stefano Boeri tek “5 Maji” kur e kuptoi se nuk e ndalon dot progresin dhe nga një shtëpi karakatinë me 4 këmbë, po merr 500 metra katrorë të urbanizuara, me hipotekë”, tha Veliaj, gjatë takimit me banorët për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2023.

Veliaj bëri thirrje për të gjithë ata që preken nga ky projekt dhe projekte të tjera, të firmosin kontratat, pasi si me hipotekë, ashtu sikurse edhe pa leje e pa letra, askush nuk do të mbetet pa zgjidhje.