Qyteti

Reperi i famshëm britanik Stormzy dhe gjithë emrat e tjerë që do performojnë sonte në Sunny Hill Tirana

Reperi i famshëm britanik Stormzy dhe gjithë emrat e tjerë
Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival.

Reperi i famshëm britanik Stormzy dhe gjithë emrat e tjerë

Ai ka udhëtuar enkas për festivalin e Tiranës, ndonëse fansat britanikë të 29-vjeçarit prisnin që ai të shfaqej në Leeds Festival i cili po zhvillohet në Bramham Park.

Reperi i famshëm britanik Stormzy dhe gjithë emrat e tjerë

Veç reperit të famshëm mbrëmja e sotme thuajse e dedikuar repit, do të presë në skenën e Sunny Hill në Liqenin e Tiranës emrat më të njohur shqiptarë si: Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli.
Po ashtu të tjerë artistë të sukesshëm si Nika Paris, Vegas Jones, Room9, Barny Fletcher, dhe DJ si Alban Chela, Adrian pritet të ndezin sonte në mbrëmje atmosferën në Sunny Hill Tirana.