Qyteti

Rritja e përdoruesve të biçikletave, shton korsitë e dedikuara në Bulevard

Rritja e përdoruesve të biçikletave, shton korsitë e

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka tashmë edhe një korsi biçikletash të re. Rritja e përdoruesve të biçikletave në kryeqytet, veçanërisht në orët e mëngjes dhe të drekës që përkojnë me oraret e shkuarjes dhe të kthimit nga punë, shtroi nevojën për zgjerim të korsive të biçikletave pasi rrjeti ekzistues nuk po e përballonte më fluksin.

Prej disa ditësh janë zgjeruar korsitë e biçikletave në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke lehtësuar qarkullimin dhe për vitet në vijim.

Ndërkaq, nisur dhe nga trendi i qytetarëve të Tiranës për të përdorur gjithnjë e më shumë biçikletat si mjet lëvizës brenda qytetit, Bashkia ka punuar dhe me vendosjen e stacioneve të parkimit të tyre.