Qyteti

Rrjet i ri i furnizimit me ujë në Kashar

Rrjet i ri i furnizimit me ujë në Kashar

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve në lagjen Kashar pranë digës së Liqenit.

E gjithë puna ka përfunduar brenda ditës duke mundësuar zëvendësimin e rrjetit me tubacion 500 HDPE, në mënyrë që banorët të mos hasin vështirësi në furnizimin me ujë. Ky sektor ka qenë në fokus të Bashkisë së Tiranës prej 7 vitesh, për të mundësuar furnizimin me ujë të pastër për qytetarët.

Rrjet i ri i furnizimit me ujë në Kashar

Krahas punës së përditshme për mirëmbajtjen e rrjetit të përditshëm, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në zona të ndryshme të kryeqytetit për shtrimin e linjave të reja të cilat sigurojnë jo vetëm furnizim me ujë, por dhe rrisin cilësinë.