Qyteti

Rruga e Durrësit do të ketë vetëm një korsi për biçikletat! Arsyeja pse janë zënë 2 korsi

Rruga e Durrësit do të ketë vetëm një korsi për

Në "Rrugën e Durrësit" ka ndryshuar koncepti i qarkullimit, ndërsa ky segment është hapur, por puna vazhdon për ndërhyrjet e fundit. Lidhur me paqartësinë e shumë qytetarëve nëse do të ketë dy korsi biçikletash, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sqaron se do të jetë vetëm një e tillë dhe tre korsi për makinat.  

Rruga e Durrësit do të ketë vetëm një korsi për

“Rruga nuk do të ketë dy korsi biçikletash, por vetëm një. Arsyeja pse e kemi zënë edhe një korsi tjetër është sepse ndërmarrja që po shtron pllakat bën ngarkim-shkarkim në një rrugë ku njerëzit ecin me shpejtësi. Në fund do jenë tre korsi për mjetet e motorizuara dhe vetëm një korsi për biçikletat. Për ata që hynin në Tiranë hynin vetëm me dy korsi, tani do hyjnë me tre”, sqaroi Veliaj.

Rruga e Durrësit do të ketë vetëm një korsi për

Deklarata e tij u bë gjatë inspektimit të përfundimit të rehabilimit të bllokut të banimit në Njësinë 7.