Qyteti

Rruga “Mine Peza” me rrjet të ri kanalizimesh, zëvendësohet kolektori i ndërtuar në vitet ’40

Rruga “Mine Peza” me rrjet të ri kanalizimesh,

Në rrugën “Mine Peza” është ndërtuar një rrjet i ri kanalizimesh, i cili është kolektori më i madh në kryeqytet pas atij të ‘Rrugës së Elbasanit’, duke zëvendësuar të vjetrin që daton që prej vitit 1940.

Kolektori i ri është ndërtuar përgjatë gjithë ‘Rrugës së Durrësit’, e cila prej disa muajsh ndodhet në rikonstruksion.

Tubacioni i ri i jep zgjidhje definitive administrimit të ujërave të ndotura për pjesën veriore të kryeqytetit, duke nisur nga rruga e “Dibrës”, Bulevardi i ri, Bulevardi Zogu 1, sheshi “Skënderbej”etj.

Ndërkohë, Rruga e Durrësit do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në 24 përmes impiantit të Bovillës.