Qyteti

Rrugët që do të bllokohen sot prej orës 09:30 në Tiranë

Rrugët që do të bllokohen sot prej orës 09:30 në

Protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të devijojë lëvizjen e automjeteve nga ora 09:30 e këtij mëngjesi. Policia e Shtetit sugjeron në njoftimin e saj edhe rrugët alternative që mund të përdoren.

"Më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe", shkruhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.