Qyteti

Rrugicat që do asfaltohen në afërsi Qytetit Studenti

Rrugicat që do asfaltohen në afërsi Qytetit Studenti

Në zonën afër Qytetit Studenti po sistemohen të gjitha rrugicat në të cilat do të vendoset edhe ndriçim. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në këtë lagje të qytetit si pjesë e aksionit më të fundit nëpër njësitë e kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi në orët e vona të mbrëmjes punën që po bëhet në këtë zonë me shtrimin e çdo rruge, u shpreh se prej këtyre ndërhyrjeve përfitojnë të gjithë banorët, sidomos fëmijët, që do të shkojnë në shkollat e reja, si “Bashkim Fino”, pa iu shkelur këmba në baltë.

Rrugicat që do asfaltohen në afërsi Qytetit Studenti

“Jam shumë i lumtur që po punojmë këtu sepse e gjithë zona e Qytetit Studenti, sidomos pjesa mes Depos së Ujit dhe shkollës “Bashkim Fino”, ka qenë pak si ‘toka e askujt’, as rurale, as urbane, e cila është rritur shumë pas viteve ’90. Por, prioriteti ynë ishte ndërtimi i shkollës. E di që të gjithë themi ‘po rruga, po rrugica’, por fëmijët janë prioritet: çerdhja, kopshti, shkolla. Tani që kemi mbaruar shkollën “Bashkim Fino”, duam që fëmijëve të mos u prekë këmba baltë sepse besoj se çdo fëmijë në Tiranë duhet të ketë shanse të barabarta”, u shpreh Veliaj.