Qyteti

Së shpejti, kazanët e mbeturinave në Tiranë do futen nën tokë

Së shpejti, kazanët e mbeturinave në Tiranë do futen

Për efekt estetik, por edhe për të shmangur aromën e keqe, kazanët e mbeturinat në Tiranë, në zonat qëndrore, do të futen nën tokë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter, ka dhënë lajmin se ashtu si në qytetet europiane, do të vendosen së shpejti kontejnerë nëntokësorë për mbledhjen e mbeturinave në pikat turistike. Ai thotë se makineritë e specializuara për këtë punë sapo kanë mbërritur në Shqipëri.


“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t'i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike të saj. Shmang erën, pamjen & zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë!”, shkruan Veliaj në Twitter.