Qyteti

Shakohoxha zgjedh shkollën e fëmijërisë për t'i dërguar një videomesazh Veliajt

Shakohoxha zgjedh shkollën e fëmijërisë për t'i

Nga shkolla e fëmijërisë, “Kosova”, Dritan Shakohoxha i ka dërguar një videomesazh Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit.

“Kjo është shkolla e fëmijërisë time, shkolla “Kosova”. Ka qenë nga më të bukurat e Tiranës. Ndër vite pati probleme të shumta, edhe e dogjën, pastaj e shndërruan në një parking me diabolizmin për të ndërtuar një pallat të madh edhe në këtë copë të bukur të Tiranës. Por një djalë kampion si Erion Veliaj e ktheu këtë shkollë edhe njëherë me madhështinë e saj. Kampion nuk lind, kampion bëhesh me djersë, përkushtim dhe sakrifica. Ky është kryetari i bashkisë që duam. Ky është kryetari i bashkisë, kampion që kemi ne. Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë”, thotë Shakohoxha.