Qyteti

Shkaktuan trazira dje në Tiranë, 80 tifozë rikthehen në Itali

Shkaktuan trazira dje në Tiranë, 80 tifozë rikthehen në

Rreth 80 tifozë problematikë janë kthyer mbrapsht në Itali që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për identifikimin e tyre u bashkëpunuar me Interforcën dhe ambasadën italiane.

Pas shoqërimit të rajon, janë shoqëruar nga policia deri në port, pas orës 2 të mëngjesit. Pas një vonesë prej 6 orësh të tragetit, u nisën rreth orës 5 të mëngjesit me linjën Durrës-Bari.

Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunës së djeshme në kryeqytet. Tifozët e Romës dhe Feyenoord-it u konfliktuan jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me policinë, dy prej të cilëve të lënduar u dërguan në spital.