Qyteti

Si do hysh dhe do dalësh nga Tirana, shpjeguar me video

Si do hysh dhe do dalësh nga Tirana, shpjeguar me video

Për të gjithë ata qe e kanë ende të paqartë se si mund të hysh dhe dalësh nga Tirana, kryeministri Rama ka postuar një video sqaruese këtë mëngjes.

Sheshi Shqiponja është bllokuar për shkak të punimeve të Unazës së Madhe. Trafiku është devijuar.

Kjo situatë do të zgjasë 3-4 muaj, deri në përfundim të punimeve, por herë pas here mund të ketë ndryshime në itinerar.


“MIRËMËNGJES

dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.