Qyteti

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për projektin e Lanës

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për

Ky është blloku i pallateve që njihen si “ish-Nyja e Betonit” në Njësinë 7, i cili është transformuar me përfundimin e punimeve të trotuareve të reja, kanalizimeve , ndriçimi dhe sinjalistika.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimeve të punimeve tha se ‘situata ka ndryshuar si nata me ditën dhe katet e para të pallateve, që dikur ishin shkretë, sot janë shitur’.

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për

“Më kujton një projekt të ngjashëm, Bulevardin “Taulantia” në Njësinë 2. Është një zonë, e cila po transformohet, ku kemi kuptuar se improvizimet e viteve ‘90 nuk shkojnë më. Sot jemi në një situatë ku kemi trotuare më të gjerë, por edhe rrugë të bollshme me vende parkimi, e qarkullim në të dyja anët. Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve”, tha Veliaj.

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për

Kryebashkiaku sqaroi edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë.

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për

“Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, puna, puna! Sepse këtë vlerësojnë njerëzit. Për banorët e Njësisë 7 dua të sqaroj edhe projektin e Lanës: tashmë kemi negociuar dhe e kemi marrë kredinë, do të fillojmë punimet. Kush ka letra, do të marrë kompensimin sipas të gjitha rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut. Kush ka nevojë për strehim, do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, por jo në buzë të Lanës, por të rrugës së projektit të ri, pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do ikin nga një favela në buzë të Lanës, që në ditët me shi si kjo e sotmja përmbytet. Projekti jo vetëm që nuk është hall, por është zgjidhje. Unaza do të zgjatet, siç po zgjatet në Shkozë. Asnjë familje nuk do të ngelet jashtë: ose do kompensohet, nëse zgjedhim kompensimin, ose do marrin apartamente”, tha Veliaj.

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po negocion me pronarët e tokës pranë rr. “Ndre Mjeda” edhe për ndërtimin e një këndi të ri lojërash.

Si është transformuar Njësia 7 dhe një sqarim për