Qyteti

SISAL Albania i bashkohet nismës “Mbill një pemë” të Bashkisë së Tiranës

SISAL Albania i bashkohet nismës “Mbill një pemë”

Sot, në prani të drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, stafi i SISAL Albania, hub-i më i madh i teknologjisë në Shqipëri dhe një kompani internacionale prestigjoze e fokusuar në zhvillimin teknologjik dixhital dhe inovacion, mbolli 40 pemë mimoza në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo nismë që i bashkëngjitet fushatës “Mbill një pemë” të Bashkisë së Tiranës, vjen në kuadër të një sërë aktivitetesh organizuar nga kompania SISAL në kuadër të Muajit të Qendrueshmërisë.

Anisa Ruseti, drejtoreshë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, u shpreh se ky është viti i disatë që bashkia mbështet nismën “Mbill një pemë”. “Jemi shumë të gëzuar që sot kompania SISAL Albania ka zgjedhur të bëjë donacionin e vetë te Parku i Liqenit, i cili është një nga parqet më të frekuentuara që kemi. Përveçse sigurisht ndihmojnë për më shumë oksigjen për qytetarët, këto pemë janë edhe nga ana estetike shumë të bukura.”

SISAL Albania i bashkohet nismës “Mbill një pemë”

Ndërkohë, Dimitrios Soukis , Devops Manager, u shpreh i lumtur për këtë nismë të stafit të tij. “Ne jemi SISAL, një ndër kompanitë më të mëdha teknologjike në Shqipëri. Ne rritemi çdo ditë e më shumë. Përveçse një laborator digjital, ne jemi gjithashtu edhe një Korporatë me Përgjegjësi Sociale, prandaj sot dhuruam pemë për këtë park të bukur, në mënyrë që të kontribuojmë për më shumë oksigjen dhe për një mjedis më të pastër.”

SISAL Albania i bashkohet nismës “Mbill një pemë”

SISAL Digital Hub Albania ndjek kështu shembullin e filialeve të tjera të SISAL International në botë, të cilat po angazhohen këtë muaj gjerësisht me mbrojtjen e mjedisit dhe nismat e qendrueshme. “SISAL është një kompani teknologjike, e fokusuar në fushën e programimit, SISAL Digital Hub Albania. Është një kompani internacionale dhe në kuadrin e muajit të qendrueshmërisë, edhe në Shqipëri kemi vendosur të aplikojmë disa aktivitete, të cilat kanë lidhje me mbrojtjen e ambientit, me sustainability, me qendrueshmërinë”, u shpreh Jorida Çomani, Eksperte e Komunikimit, PR dhe CSR në SISAL Digital Hub.

Kompania SISAL iu bashkohet kështu bizneseve të tjera që kanë kontribuar në gjelbërimin e qytetit dhe për një ajër më të pastër e më shumë oksigjen. Përgjegjësia sociale dhe qendrueshmëria janë ndër strategjitë kyesore të SISAL, me qëllimin të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së komunititet, duke dhënë një kontribut social dhe ndërmarrë nisma me impakt në mbrojtjen e mjedisit.