Qyteti

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por s’mundemi. Ndaj po vij unë tek ju! Veliaj letër qytetarëve të Tiranës për festat e Nëntorit

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por

Për vitin e dytë radhazi, qytetarët nuk mund të festojnë si vitet e tjera festat e Nëntorit, ndërsa një vit më parë arsyeja lidhej me tërmetin tragjik, këtë vit shkak është pandemia. Për këtë arsye, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që t’i uroj bashkëqytetarët e Tiranës përmes një letre shoqëruar edhe me një flamur, në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”.

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit... Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”, shkruan ndër të tjerash Veliaj.

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por

Nesër Bashkia e Tiranës ka përgatitur një ceremoni zyrtare për festën e 28 Nëntorit, si dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, e cila do të transmetohet në rrjetet sociale.

Letra e plotë:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës,

Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit... Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!

Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t'u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm.

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por

Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin

Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.

Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës.

Sot e mira do të qe të ishim në shesh duke festuar, por

Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s­fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar.

Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t'ju ftoj t'i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit!